Katër muaj më parë, këngëtarja Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë e një vajze, të cilën e pagëzoi me emrin Khloe. Lajmin e ardhjes në jetë të vogëlushes së saj Zaimina e dha nëpërmjet një postimi në Instagram ku shfaqej dora e vogël e princeshës së saj të sapolindur.
Zamina poston vazhdimisht foto të vajzës së saj në rrjetet sociale, por gjithmonë kujdeset që të mos e ekspozojë fytyrën e saj. Mirëpo me rastin e festës së 1 Qershorit, Zaimina ka zbuluar për herë të parë fytyrën e vajzës së saj përmes një video-je që ka postuar në Instagram.
Me sy të kaltër dhe me një portret engjëllor, vajza e Zaiminës i ka bërë për vete të gjithë fansat e këngëtares.
“Gëzuar 1 qershorin tënd të parë sy kaltërta ime! Gëzuar edhe të gjithë vogëlushëve! Qofshin fytyrat dhe zemrat tuaja të lumtura gjithmonë #mykhloe”, shkruan Zaimina krahas videos ku shfaqet Khloe.





