Shqipëria kërkon të befasojë Çekinë sonte në mbrëmje në “Fortuna Arena” në Pragë për të forcuar ëndërrën “Euro 2024”.
Atmosfera në kampin kuqezi është e shkëlqyer, futbollistët njëzëri kanë dekluar se me këtë grup kualifikimi është i arrishëm.
Edhe në stadium atmosfera do të jetë e zjarrtë, pasi rreth 5 mijë tifozë do të mbështesin ekipin në këtë transfertë tepër të rëndësishme.
Megjithatë fjalën e fundit do ta thotë fusha dhe trajneri Sylvinho ka ideuar formacion kundër çekëve.
Me modulin 4-3-3 në portë do të luajë kapiteni Etrit Berisha, në krahun e djathtë të mbrojtjes Hysaj, në të majtë Mitaj, në zemër të repartit difensiv do të operojnë Ismjali dhe Gjimshiti.
Në mesfushë afër njëri-tjetrit do të luajnë Bajrami, Ramadani dhe Asllani.
Në të djathtë Asani, në të majtë Seferi, i cili ka fituar balotazhin me Uzunin, në mbështetje të Cikalleshit.

Shqipëria është përballur vetëm një herë në histori me Republikën Çeke, në miqësoren e vitit 2021, zhvilluar në Pragë të cilën e fitua vendasit 3-1.
UEFA ka zgjedhur për këtë ndeshje gjyqtarin anglez Anthony Taylor, i cili do të ketë mbështetjen e Gary Beswick dhe Lee Betts. Gjyqtar i katërt do të jetë Craig Pawson.





