Në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”, çdo kombëtar do të ketë në përbërje 26 lojtarë, nga 23 që ishte rregulli.

Ndryshimi është miratuar në parim nga UEFA dhe shumë shpejt do të zyrtarizohet pas mbledhjes së Komitetin Ekzekutiv të qeverisë së futbollit europian.

Në këtë pikë, do të hapen edhe tre vende të tjera për trajnerin Sylvinho, i cili ishte kundër listës me 26 futbollist.

Ndryshe nga trajneri brazilian i kuqezinjve, pjesa më e madhe e kolegëve të tij ishin pro ndryshimit dhe në parim është vendosur që lista të ketë tre lojtarë më tepër.

Për trajnerin dhe stafin e kombëtares do të jenë javë të arsyetimit tekniko-taktik, ndërsa për ata lojtarë në bilanc do të jetë një mundësi për të dhënë gjithçka në fushë për t’u bërë pjesë e listës.

Sipas thirrjeve dhe deklaratave të Sylvihos, këta janë pak a shumë lojtarët që janë të sigurt për një vend në skuadër, pa dëmtime apo arsye disiplinore.