Trajneri i ri i kombëtares Sylvio Mendes Campos Júnior do të prezantohet sot në ambientet e FSHF-së. Sylvinho do të zëvendësojë në këtë detyrë italianin Edoardo Reja, i cili ishte në krye të kuqezinjve për 3 vite e gjysmë, por që nuk nguroi të ishte i pranishëm në dorëzimin e stafetës.

Gjatë fjalës së tij në nisje të prezantimit kreu i FSHF-së Armand Duka teksa njoftoi lëvizjen në stolin e kuqezinjve, falënderoi teknikun italian për punën e bërë.

Sylvinho merr “timonin” e Kombëtares, Duka falendëron

Ndërsa vetë Reja theksoi se është bërë një punë e jashtëzakonshme nga stafi i tij.

“Jam jashtëzakonisht i emocionuar. Çdo rrugëtim ka një fund, por do doja të nënvizojë rezultatet kemi arritur, që nuk janë për t’u lënë mënjanë. Kemi bërë të luajnë rreth 40 lojtarë, kemi arritur rezultate pozitive dhe ishim shumë afër kualifikimit në Botëror. Për një pikë mund të arrinim në “play-off” për të shkuar në Botëror.

Kam gjetur një skuadër që nuk kishte as krye dhe as fund. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme. Nuk kemi pasur qëllime personale, e kemi bërë gjithçka për Federatën, raportet me presidentit kanë qenë profesionale.

Dua të falënderoj ndihmësit Bulku dhe Salihi, më kanë mbështetur pa shumë. Falënderoj edhe bashkëpunëtorët e tjerë. Po largohem por po lë pas këtu një pjesë të zemrës time.

Dua të falënderoj presidentin Duka për këtë mundësi. Dua të falënderoj gazetarët, disa të tjerë më pak sepse më kanë vendosur në vështirësi. Punën time le ta gjykojnë të tjerët. Unë largohem me kokën lart dhe i kënaqur.

Kemi krijuar një strukturë, një skuadër dhe një grup të bukur. Nëse Sylvinho, të cilin e njoha sot, do të ketë kapacitetin për të bashkuar punën e bërë. Kam marrë rezultate pozitive nga dy ndeshjet e fundit. Uroj të merren në konsideratë lojtarët e rinj. Ju falënderoj të gjithëve, veçanërisht presidentin.

Dua të falënderoj edhe gazetarët, disa më shumë dhe disa më pak.

Më vjen keq që nuk arritëm në Botëror, pasi besoja fort pas dy fitoreve me Hungarinë. Ishim shumë pranë kualifikimit. Uroj që Sylvinho të niset nga kjo bazë. Po lëmë një grup të fortë. Uroj të mos ketë mungesa siç kam pasur unë.

Sylvinho më duket një person i përshtatshëm nga ana njerëzve dhe profesionale për të drejtuar këtë kombëtare”, theksoi ndër të tjera Edi Reja.