Trajneri Sylvinho është shprehur shumë i kënaqur në konferencën zyrtare pas ndeshjes me Kroacinë për atë që kuqezinjtë dhuruan në fushën e lojës.

“Do ta mbajë mend këtë ndeshje për tërë jetën time”

“Është shumë e vështirë të analizohet e gjithë ndeshja. Në pjesën e parë mendoj se kemi bërë një lojë të mrekullueshme, fundi ka qenë i vështirë për ne. Ata kanë shkuar në finale të Kupës së Botës. Të jem i sinqertë, kur barazoni ju meritoni edhe të fitoni. Ishte e jashtëzakonshme. Do ta mbajë mend këtë ndeshje për të jetën time. Në Shqipëri janë krenarë për punën që është bërë”.

Hakmarrje për Brazilin?

“Jemi krenarë! Kombi shqiptar duhet të jetë krenar me rezultatin, por edhe lojën. Kemi bërë mirë dhe jam krenar me lojtarët e mi, ata kanë luftuar shumë. Ka qenë e mrekullueshme. Ne e përfaqësojmë kombin tonë. Unë jam brazilian dhe në kampionatin e fundit kemi humbur kundër Kroacisë. Ata janë skuadër e vështirë. Kam patur një kundërshtarë të vështirë”.

Vlerësime për Gjasulën

“Gjasula është një lojtarë me përvojë, është i gjatë dhe ka aftësi shumë të mira teknika. Intensiteti i lojës ishte aq i madh dhe kur merr vendimin që ai të futet në lojë, ka dhënë edhe një dhuratë për të gjithë. Është shumë e vështirë që të futesh në një ndeshje me intensitet aq të lartë”.

“I premtoj shqiptarëve që luftojmë në çdo sekondë”

“Kam biseduar me FSHF-në dhe kur flasim për Shqipërinë, ne duhet të kënaqemi. Jemi vetëm për herë të dytë. Ne i premtojmë popullit se në luftojmë për çdo moment të lojës. Kemi merituar të fitojmë me Kroacinë. Është me rëndësi që ne të luftojmë për çdo pikë. Kemi bërë gjithçka mirë dhe unë jam krenar”.

“Kemi luajtur më mirë se Kroacia”

“Nëse Gjasula nuk do të shënonte do të ishim shumë të pikëlluar dhe në Kroaci njerëzit do të kishin thënë se ishte një ndeshje e mrekullueshme, dy gola në pak minuta. Kroacia nuk ka luajtur keq ndaj Spanjës, por ata shënuan dy gola në pak minuta. Ky nivel është shumë i vështirë. Këtë pasdite ne kemi tentuar të mbrohemi mirë. Besoj se ka qenë skuadra jonë që ka bërë një lojë të mirë, ndaj një kundërshtari me lojtarë me nivele shumë të lartë”.