Në një ceremonië të veçantë trajneri i kombëtares Sylvinho është regjistruar si qytetari më i ri i Lushnjes.

Së bashku me trajnerin brazilian me pasaportën shqiptare do të paisen edhe ndihmësat e tij Zabaleta, Laurenti dhe Stesina.

Në fjalën e saj kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa, u shpreh shumë e lumtur që Sylvinho do të jetë qytetar i Lushnjes, ndërsa i uroi fat në Euro 2024.

Ndërkohë prezent ishte edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili vlerësoi punën e tij në krye të kuqezinjve. 

Sylvinho, i cili do të jetë banor i lagjes “Çlirimi” të Lushnjes, nuk e fshehu kënaqësinë që do të ketë edhe pasaportën shqiptare, teksa theksoi se shpreson të kenë sukses në Euro 2024.

Në fund të vitit 2023, presidenti Begaj shpalli dekretin për dhënien e pasaportës shqiptare për trajnerin Sylvinho dhe stafit të tij.