Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet në ditën e dytë për sfidën ndaj Republikës Çeke në fushat e Shtëpisë së Futbollit.

Për të mbajtur larg presionin, por ndoshta edhe për të mos lënë të kuptohet asgjë nga formacioni Sylvinho ka vendosur që seanca stërvitore të jetë me dyer të mbyllura, ashtu si ajo e paradites.

Mesfushorit Qazim Laçi, është lënë pushim edhe sot për shkak të gjendjes gripale, ndërsa pjesa tjetër punoi normalisht.

Fillimisht, kuqezinjtë kanë punuar në palestër e më pas janë stërvitur në fushë, ku bashkë me lojtarët e Kombëtares, janë stërvitur edhe shtatë futbollistë të ekipit U-19.  

Futbollistët e ekipit kombëtar u ndanë në dy grupe, duke zhvilluar stërvitje të diferencuara në reparte të ndryshme të fushës. 

Grupi i parë përbëhej nga: Kastratin, Balliun, Ajetin, Mihajn, Veselin, Gjasulën, Baren, Muçin, Roshin, Mujën dhe Dakun. 

Ndërkohë, grupi i dytë: Strakosha, Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Uzuni, Cikalleshi dhe Ismajli.

Skuadra është fokusuar në aspekte të veçanta të lojës gjatë stërvitjes së pasdites.

Kjo është stërvitja e fundit në Tiranë, pasi Kombëtarja do të niset mëngjesin e nesërm drejt Pragës për sfidën e parë zyrtare të muajit shtator.

Shqipëria do të përballet me Republikën Çeke më 7 shtator, ora 20:45, me ndeshjen që luhet në stadiumin “Fortuna Arena”, ndërsa më 10 shtator, kuqezinjtë do të presin Poloninë në stadiumin ‘Air Albania’.