Sylvinho është zgjedhur trajneri i 8 më i mirë në botë për vitin 2023 nga Instituti i Statistikave të Futbollit.

Trajneri brazilian bëri një punë fantastike në krye të Shqipërisë duke i dërguar kuqezinjtë në Europianin e Gjermanisë.

Kuqezinjtë grumbulluan 15 pikë në fushatën kualifikuese në Grupin E duke u kualifikuar si vend i parë pas një sër paraqitjesh fatnastike ku mposhtën poloninë dhe cekinë.

Argjentina dhe Franca dominojnë në renditjen e meshkujve të FIFA-s për ekipet kombëtare dhe nuk është çudi të shohësh dy trajnerët e këtyre dy kombëtareve të dominojnë renditjen e IFFHS.

Lionel Scaloni u votua si trajneri kombëtar më i mirë i botës IFFHS 2023 përpara Didier Deschamps, fitues i çmimeve IFFHS 2018 dhe 2020.

Pikërisht e njëjta renditje si vitin e kaluar 2022! Scaloni fitoi kështu çmimin e tij të dytë radhazi. Pas tyre, Roberto Martinez doli në podium me një sfidë të re me Portugalinë, Luis De la Fuente me Spanjën dhe Marcelo Bielsa me Uruguain kompletuan “Top 5”.

I gjashti u rendit trajneri i Japonisë, Hajime Moriyasu​, Gareth Southgate i Anglisë i 7-ti, Sylvinho i 8-ti, Walid Regragui i Marokut i 9 dhe në vendin e 10 trajneri i Skocisë, Steve Clarke.