Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur në konferencën e përbashkët me homologun Bajram Begaj, Osmani, ku u shpreh se këto ditë Kosova po përballet me një sfidë të re siç është anëtarësimi në Këshillin e Evropës. 

Osmani u shpreh se synimi është integrimi i plotë në strukturat euroatlantike, ndërsa theksoi se në këtë rrugë do të ndjekim shembullin e Shqipërisë.

“Kurrë nuk është e tepërt që ta shpreh mirënjohjen e thellë për gjithçka që Shqipëria ka bërë dhe po vazhdon të bëjë. Këto ditë Kosova po përballet me një sfidë të re siç është anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Jemi te bekuar që në çdo hap të këtij procesi kemi pasur përkrahjen e fuqishme të Shqipërisë. Synimi ynë është integrimi i plotë në strukturat euroatlantike. Në këtë rrugë do të ndjekim shembullin e Shqipërisë. Jemi të bindur që kjo është rruga e vetme për ne. Asnjëherë nuk ka pasur alternativë tjetër”, tha Osmani.