ZVICËR, 19 shkurt 2013 – Ka bërë xhiron në sajtet rozë gjermanishtfolëse një postim në FB i kosovares me banim në Zvicër Dorina Podrimja, një nga 18 kandidatet për Miss Zvicra (Miss-Schëeiz). Buja këtu qëndron në faktin se ka pozuar me një nga dy vëllezërit futbollistë me emër në futbollin evropian Xhaka, pikërisht me Taulantin, mbrojtësi i klubit “Grasshopper” të Cyrihut në Zvicër. Nëse 21-vjeçarja Dorina Podrimja fiton kurorën e Mis-it, 22-vjeçari Xhaka do të dëshironte që në skenë t’i bënte propozim për martesë 21-vjeçares Dorina.
Për dy vjet, Xhaka i Bazelit dhe kandidatja për Miss Zvicra shoqërohen si të ishin çift. Të dy kanë rrënjë shqiptare dhe dell romantik. Xhaka ka shkruar me tatuazh emrin e Dorinës në parakrah tij. Xhaka shkon edhe më tej: “Nëse Mis Zvicra është Dorina, do të hip në skenë dhe do t’i bëj propozim për martesë”, tha ai për revistën zvicerane “Schweizer Illustrierten”.
Taulant Xhaka (i lindur më 28 mars 1991 në Prishtinë) është futbollist zviceran me origjinë shqiptare. Ka kontratë me “Basel”-in, por është i dhënë në forum huazimi skuadrës “Grasshopper” të Cyrihut, në superligën zvicerane. Taulanti është vëllai i madh i Granit Xhakës, (lindur 27 shtator 1992 në Gjilan), edhe ky futbollist zviceran, që luan si mesfushor për “Borussia Mönchengladbach” në Bundesligën gjermane.
GARA
Në revistën “Schweizer Illustrierten” u prezantuan kandidatet për Miss Zvicra 2013. Për kantonin Soloturn (Solothurn) konkurron menaxherja 21-vjeçare Dorina Podrimja nga qyteti i Hëgendorf-it (Hägendorf). E gjatë1,74, zeshkane është me origjinë shqiptare dhe me krifën e saj të duket si të jetë imazhi i një kompanie kozmetike franceze, thotë revista.
6 nga gjithsej 18 kandidatet e bëra të njohura janë nga vendet e Ballkanit si Kosova, Kroacia dhe Serbia. Prej tyre, gjysma ose 3 janë shqiptare nga Kosova. Dorina Podrimja, Anita Mustafa dhe Heidi Lushtaku janë tri shqiptaret që do të konkurrojnë për kurorën e mis Zvicrës. Dy të parat janë të lindura e të rritura në Zvicër ndërsa e treta ka ardhur në Zvicër në klasën e parë të fillores.
Më 28 prill do të ketë edhe një seleksionim, ku garën do ta vazhdojnë 12 nga 18 vajzat që sot janë në listën e konkurrueseve.
Dorina Podrimja ka luajtur volejboll për njëmbëdhjetë vjet dhe e mban trupin në formë duke u stërvitur në palestër. 21 vjeçe, i pëlqen të ushtrojë sportin. Por nuk është mjaft e kënaqur me figurën e saj: “Duhet të jetë pak më e përcaktuar”.
Skeda
DORINA PODRIMJA
Datëlindja: 19.12.1991
Shenja në zodiak: Shigjetari
Vendbanimi: qyteti i Hëgendorf-it
Trupi: 174 cm, 89-63-93
Profesioni: nëpunëse
Familja: babai Bashkim 53 vjeç, nëna Nurije 52 vjeçe, vëllai Egzon 15 vjeç, motrat: Shqipe 28, Florida, 25, Rrezarta, 18 vjeçe
Dashuria: Dy vjet marrëdhënie me futbollistin e GC Taulant Xhaka
Hobi: volejbolli, shopingu, udhëtimet, fitnesi
Gjëja më e parapëlqyer: gjerdan në formën e zemrës sime
/th. m. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





