Në protestën e zhvilluar sot nga banorët e Bërxullës nuk kanë munguar akuzat dhe kritikat ndaj qeverisë Rama.

Të vendosur për të mbrojtur pronat e tyre, ata kanë thënë se do t’i shkojnë betejës deri në fund, deri sa të vendoset drejtësia për pronat e tyre.

“Ta dijë shumë mirë Ballukja mbesa e kujt është. Ndaj vuajmë ne si popull. Nuk na lënë me bo hajër, se vendos Rama, Belinda, nuk ka drejtësi. Ai sillet si arrogant me ne. Nuk kemi pasur asnjë gjë nga shteti. Nuk kemi vrarë dhe as masakruar. Sot të ecësh para duhet të jesh vrasës, të lidhesh me shtetin. Postet e larta po i kapin ata që kanë bërë vrasje, merren me drogë e vjedhin dhe pasojat i kemi ne. Ne kërkojmë vetëm gjërat kryesore. Rruga nuk bëhet vetëm për sot. Jeta është e gjatë… apo jam i fortë unë, firma është e fuqishme e mbron shteti dhe na dëmtojnë ne. Njeriu zhgënjehet.

Kemi votuar me shpresën se do të bëhet diçka më mirë. I kemi parë të dyja anët dhe jemi shumë të zhgënjyer. Ai të merr tokën të merr shtëpinë, ku të shkojmë, Ishe jeta jonë çfarë do ti lëmë fëmijëve. Shkojmë tek Hipoteka nuk të hapin derën. Ato presin 5 mijë euro, Po shkove përplasesh me sekserin. Dallëndyshe Bici na tha më leni kohë 10 ditë. Por 10 ditëshi ka kaluar. Ne vërtet jemi njerëz të thjeshtë, por kuptojmë. Ne nuk na përkrah asnjë njeri, por kemi vetëm forcën tonë dhe do t’i qëndrojmë. Me shpresën ke Zoti dhe me drejtësi ishalla shkon më miri. Ka fëmijë të vegjël që agjërojnë, por jeta jonë kështu ka shkuar, një tmerr. Jemi të shtresuar, shumë të lodhur, por të vendosur sepse prona është jeta jonë”, tha një protestuese.