Duket si një lajm “fake”, por “PRIVE” e konfirmon. Larsa Pippen, ish-shoqja e ngushtë e Kim-it, dhe ish-bashkëshortja e basketbollistit legjendar Scottie Pippen pë 20 vite, është në një lidhje me futbollistin shqiptar Liridon Krasniqi.
Ata kanë shkëmbyer disa komente në Instagram duke shtuar dhe më shumë thashethemet për një lidhje. Liridon Krasniqi ka lindur në Gjermani, ndërkohë që luan për një ekip malajzian.
Çifti ka disa muaj bashkë dhenuk dihet nëse do të largohet Liridoni nga Malajzia për t’u shpërngulur në Amerikë apo dyshja do të vazhdojë lidhjen në distancë.
Larsa Pippen nuk është më shoqe me familjen Kardashian, pasi siç ka thënë dhe ajo vetë fajtor për këtë largim është Kanye West.
Mediat e huaja shkruajnë se një nga shkrimet e Kanye-s në Twitter i referohet Larsas, të cilën e akuzon për afrimitet me Tristan Thompson.





