Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe shefi kuzhinës Isaac Carew i dhanë fund lidhjes vetëm disa javë më parë.

Menjëherë pas ndarjes Dua u pa në krahët e modelit Anwar Hadid, por as këngëtarja as Isaac  nuk komentoi se çfarë ndodhi me lidhjen e tyre.

Ky i fundit, në një postim në Twitter, shkroi: “Për aq kohë sa e dini (emoji gjarpri). Mendoj se fama dhe paraja janë një faktor i madh.”

Kaq mjaftoi që fansat të dyshonin se postimi i tij lidhej me arsyen e ndarjes nga Dua.