Nisma "Ta pastrojmë Shqipërinë" e ndërmarrë nga qeveria shqiptare është prezantuar në shkollat e mesme profesionale, "Beqir Çela" dhe "Hysen Çela" në qytetin e Durrësit.
Këto dy shkolla do të jenë pjesë e iniciativës për të pastruar mjedisin.
Në këtë takim merte pjesë, prefekti i qarkut të Durrësit, Roland Nasto, drejtues dhe stafi pedagogjik i dy shkollave, nxënës dhe përfaqësues të Green Albania.
Prefekti u shpreh se ky aksion do të jetë i vazhdueshëm, pasi do të zgjasë 6 muaj dhe jo vetëm një ditë. Gjatë fjalës së tij, Nasto tha gjithashtu se mbrojta dhe pastrimi i mjedisit është një çështje që na përket të gjithëve dhe duhet të na përfshijë të gjithëve. Duke kërkuar kështu angazhimin jo vetëm të nxënësve dhe mësuesve por edhe të banorëve të komunitetit për të mbajtur pastër qytetin.
Gjë për të cilën bëri thirrje edhe përfaqësuesi i Green Albania gjatë fjalës së tij.





