Organizata, "Ta pastrojmë Shqipërinë" ka shpalosur nga bashkia e Durrësit projektin e saj për aktivitetin e datës 24 nëntor.
Në një takim të përbashkët me grupet e interesit përfaqësuesit e grupimit "Ta pastrojmë Shqipërinë", kanë deklaruar se në datën 24 nëntor për të shtatin vit me radhë, presin që pjesëmarrja në aksionin kombëtar të jetë mbi 150 mijë vullnetarë.
16 pika të nxehta janë në Durrës dhe në këtë aksion kombëtar supozohet të përfshihet në masë të madhe e gjithë shoqëria, prej shkollave dhe institucioneve tha përfaqësuesi i organizatës.
Në takim u bë me dije se në Shqipëri janë 10 mijë pika të nxehta.
Shefi i kabinetit të bashkisë Durrës, Lavdosh Beqiraj, shprehu gadishmërinë për të mbështetur këtë nismë në qyetin e Durrësit, duke deklaruar se ashtu sikurse edhe vitet e tjera bashkia do të lehtësojë e do të ndihmojë në aksionin e pastrimit të territorit.
Qyteti i Durrësit ka një pikë të madhe të nxehtë, problem i madh që nuk gjen zgjidhje prej vitesh dhe ajo është fusha e mbetjeve urbane në Porto- Rpmano, ku mbetjet depozitohen në fushë të hapur e digjen po në fushë të hapur, duke shkaktuar ndotje masive të ajrit që thithin të gjithë durrsakët.
K.H.





