Pasi kryeopozitari Lulzim Basha mbaroi fjalën e tij, të gjithë deputetët e opozitës lanë sallën e Kuvendit. Ky moment përkoi me ngritjen në foltore të kryeministrit Rama, i cili kësaj here nuk i kurseu disa batuta me Sali Berishën.
“Lëreni doktorin sot, mos e ngacmoni se ka hall”,- tha Rama.
Kaq mjaftoi që Berisha në dalje të sallës t’i kthehej kryeministrit. E ndërsa ky i fundit fliste duke i drejtuar gishtin, Rama vazhdoi me batuta: “Sali ta qaj hallin me mesazhin që ke marrë, eee të vështirë e ke”.
Ish-kryeministri Berisha iu është drejtuar deputetëve socialistë teksa replikonte me Ramën duke u thënë: “E meritoni plotësisht (Ramën) që e dëgjoni”.





