Angli, 11 prill 2014 – Një grua u fotografua në Londër duke nxjerrë shëtitje një burrë në vend të qenit. Momenti u fotografua nga një person gjatë kohës kur ai po shkonte në punë këtë mëngjes. Ngjarja e çuditshme u regjistrua në Farringdon Road.
Burri i veshur serioz, me pantallona, këmishë dhe këpucë, u pa në rrugë duke u tërhequr me litar si të ishte një qen. Ndërsa përpara tij ishte gruaja e cila e tërhiqte me litar në njërën dorë dhe në dorën tjetër mbante kafe duke shëtitur në qendër të qytetit në orën 10 të mëngjesit.pas postimit të fotos në rrjetet sociale të shumta qenë komentet.
Sipas disave duhej të bëhej fjalë për ndonjë bast të humbur ose ndonjë ndëshkim.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





