Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka zhvilluar interpelancë me ministren e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimajn përsa i përket procesit të rindërtimit për pasojat e sjella nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.
Gjatë fjalës së saj, deputetja Tabaku është shprehur se është abuzuar me fondet e rindërtimit teksa shtoi se shpreson që qeveria të mbajë përgjegjësinë që i takon për këtë proces.
Jorida Tabaku: Për mua është fatkeqësi që ka ndodhur me rindërtimin. Unë shpresoj që qeveria të mbajë përgjegjësinë që i takon dhe që personat përgjegjës të mbajnë përgjegjësitë e tyre për këtë proces. Për tenderimet 400 milionë Euro më shumë se buxheti i miratuar për fondin e rindërtimit, por njëkohësisht dhe për abuzimin me kreditë e buta, për abuzimin që ka ndodhur në procesin e rindërtimit për përzgjedhjet selektive. Kosto toale e procesit të rindërtimit është dyfish, i bie që 600 milionë Euro ka qenë vlera reale, i bie që është abuzuar dhe më shumë.