Deputetja e PD-së Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat nga kryesia e kuvendit, ka kërkuar ripërsëritjen embledhjes së sotme të Komisionit të Financave dhe Ekonomisë pasi sipas saj nuk pati paraqitje të paketës fiskale nga ana e ministres, Ibrahimaj.

Tabaku tha se asnjë prej vendimeve të lexuara nga Ibrahimaj, nuk ishin diskutuar në Kuvend dhe se kjo ishte e papranueshme në një kohë krize. Më tej demorkatja, paralajmëroi se nëse mbledhja nuk ripërsëritej, buxheti i vitit 2023 do të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese.

Jorida Tabaku: Nëse kjo mbledhje nuk ripërsëritet, unë ju lajmëroj në emër të PD-së se do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese buxhetin e vitit 2023. Nuk ka ndodhur kurrë që buxheti i shtetit të diskutohet pa politikat fiskale. E thonë një sërë rregullash që i japin të drejtë parlamentit për ta diskutuar. Kjo shkelje flagrante e rregullave është sot arsyeja pse Kuvendi është një nga institucionet më të dobëta. Kjo sepse qeveria e konsideron parlamentin si vartës së fuqisë së saj ndërkohë që është e kundërta. Nuk mundet të miratojë kurrsesi ligje që nuk kanë ardhur në parlament dhe madje nuk kanë kaluar as në mbledhje qeverie. I bëjmë thirrje Nikollës të konsiderojë të paligjshme mbledhjen e sotme të komisionit të Ekonomisë dhe Financave. Sjellja arrogante është e papranueshmenë Shqipërinë e vitit 2022.