Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka mbajtur fjalën e saj në Kuvend ku ka komentuar shifrën 17.9% të rritjes ekonomike, të artikuluar nga qeveria.
Nga foltorja, Tabaku është shprehur se ndërkohë që në Shqipëri arrihen këto shifra, rritja ekonomike në Amerikë është vetëm 6%.
Sipas deputetes së PD-së, rritja ekonomike është artificiale dhe e lidh atë me zgjedhjet.
“I lanë shqiptarët në mëshirë për një vit dhe krenohen se dhanë tre paga. Varfëria ka shkuar në 41%. Këto janë fakte dhe dokumenta të prodhuara nga ju.
Është rritur ekonomia me 17.9% në tremujorin e dytë. Amerika e ka rritur me 6%. E gjitha është e ditës së zgjedhjeve. 120 milion eurot e rindërtimit kanë rritur ekonominë. E gjithë rritja artificiale që është vetëm pagesat që rriten me ditën e zgjedhjeve. Shqipëria reale është ajo që po përjeton inflacionin. Qeveria që mbron gjithmonë të madhin. Qeveria e majtë që na jep ne këtu leksione për tregun, ndërkohë që kanë zhdukur konkurrencën,” tha ajo





