Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka debatuar ashpër në Kuvend me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Tabaku tha se Ibrahimaj kërkon të miratojë akte korruptive për tendera e koncesione.

Ajo shtoi se arroganca e ministres është e tepruar dhe se është e paaftë të flasë për qytetarët dhe problemet e tyre.

“Ministrja kënaq sot vetëm zonjën Spiropali që duartroket. Të të vijë turp që më thua mua opozita e “Vulës”. Dëgjo këtu se mëson. Unë e kuptoj që këtu të flasësh me shifra është e vështirë se këtu duan zhurëm, rrëmujë. Sot 300 milion euro janë marrë nga paratë e shqiptarëve. Sot familjet shqiptare kanë shumë më pak të ardhura se familjet e BE-së. Ministrja miraton këtu VKM e akte korruptive për tendera e koncesione.

Është aq e paaftë të flasë për qytetarët dhe na sjell këtu një akt normativ që pretendon se do e zbatojë në 10 ditët e fundit të vitit. Zonja ministre po të them edhe njëherë. Ka shumë kolegë që flasin, por askush nuk e ka arrogancën tënde dhe siç thotë edhe zoti Bardhi, edhe korrupsionin tuaj. E them tani. Për mua kjo politia e shpifjes, e urrejtjes e përbaltjes nuk është etike. Duhet ta kuptojnë të gjithë kë kemi kundërshtar. Faleminderit.”, u shpreh Tabaku.