Jorida Tabaku një ndër zërat më kritike në mbledhjen e Kryesisë së Enkelejd Alibeaj është rreshtuar kundër nxjerrjes së kandidatëve në Bashkitë Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
Deputetja demokrate ka paralajmëruar vendimin për të dalë me kandidat pasi sipas saj një akt i tillë do thellonte përçarjen e demokrateve dhe rrudhte partinë.
“Unë jam kundër kandidatëve për kryetar bashkie të tjerë nga opozita, Për më tepër në Tiranë, Durres e Elbasan. Përçarja e partisë në bazë është shumë e sidomos në Tiranë dhe çdo gjë e tillë thjesht do ta përkeqësonte. Më duhet të mendojmë për emrin e PD-së e për logon e PD-së e duhet ta mbrojmë atë të ngrihet e jo të rrudhet. Jeni duke vepruar gabim po e zvogëloni PD-në. Na lejoni të fokusojmë energjitë në listat e këshillit bashkiak dhe tek emri i subjektit Partia Demokratike”, u shpreh Tabaku.