Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka marrë fjalën në Kuvend, ku është shprehur kundër ndalimit të fjalës së deputetëve në Kuvend, duke thënë se Parlamenti nuk është zyrë normale e qeverisë dhe se publiku ka nevojë për transparencë.
“Nuk ka shërbim më të mirë që i bëhet qeverisë nëse nuk zhvillohet kjo seancë. Nuk mundet parlamenti, të kthehet në një zyrë normale të qeverisë.
Keni institucione të tjera ku mund të diskutoni, nuk mund të na e hiqni fjalën këtu. Publiku ka nevojë për transparencë. Kush po gënjen?!
Ofrojini qytetarëve të marrin vesh të vërtetën, nuk mund të fshiheni përjetësisht. Ajo që ndodhi javën e kaluar ka qenë anti-kushtetuese. Debati këtu na ndihmon.
Besoj se ligjet e tjera janë të rëndësishme, por lërini deputetët të ushtrojnë funksionin e tyre”, tha Tabaku.