Në një postim në rrjetet sociale deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka folur në lidhje me rënien ekonomike të sektorit të industrisë dhe bujqësisë duke nënvizuar se kjo rënie tregon modelin e dështuar ekonomik të socialistëve dhe rënien e të ardhurave në familjet shqiptare që punojnë dhe taksimin e shtresës së mesme.

“Kriza e ekonomisë shqiptare është në fakt kriza e familjeve shqiptare është kriza e shtresës së mesme dhe është kriza e kujtdo që sot punon punë të ndershme e nuk ja del dot” -u shpreh deputetja demokrate në postimin e saj ndërsa nënvizoi se kriza e industrisë është në thelb rrezik për 175 mijë familje që punojnë në fasoneri dhe që rrezikojnë të ardhurat e tyre si pasojë e informalitetit, parasë së pisët dhe një modeli ekonomik të dështuar.

Postimi i plotë i deputetes së PD-së:
Kriza e ekonomisë shqiptare është në fakt kriza e familjeve shqiptare është kriza e shtresës së mesme dhe është kriza e kujtdo që sot punon punë të ndershme e nuk ja del dot. Mbas bujqësisë e cila ka pothuajse 20 tremujorë me rënie, është rradha e industrisë që të reflektojë pikërisht faktin që sot ekonomia nuk rritet për këdo. Ekonom ia rritet për ato që kanë koncesione, por nuk rritet për njerëzit e punës. Industria sot reflekton pikërisht krizën e fasonëve, të 175 mijë familjeve që janë duke vuajtur në kurriz jo vetëm politikat e Qeverisë por njëkohësisht dhe pastrimin e parave, sepse kriza e fasonëve reflekton ekonominë informale, reflekton të ardhurat në rënie, reflekton taksat e rritura, reflekton atë model ekonomik që sot ka shteruar e që nuk po prodhon më, prandaj asnjë shifër që reklamon Qeveria nuk tregon realitetin që po kalojnë familjet shqiptare. Realitet i një modeli të shtrembëruar, të një modeli të dalë nga moda e të një modeli që nuk prodhon për shumicën por prodhon veç për pakicën.