Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vetëm një synim t’u marrë shqiptarëve paratë dhe tua japë ato oligarkëve.

Teksa publikon një video të Ramës në Facebook, Tabaku, shkruan se “kryeministri i oligarkëve nuk mund të jetë kryeministri i shqiptarëve.”

“I premtoi shqiptarëve heqjen e taksës 20% për ushqimet bazë dhe për 7 vite me radhë për çdo vit vetëm rriti taksa, tarifa dhe çmimet e produkteve të shportës. Në fund, si çdo autokrat i babëzitur për pushtetin që i japin oligarkët hoqi TVSH-në 20% për importin e jahteve. Gënjeshtari kronik ka vetëm një synim: t’u marrë shqiptarëve paratë dhe tua japë ato oligarkëve. Kryeministri i oligarkëve nuk mund të jetë kryeministri i shqiptarëve.”