Partia Demokratike ka reaguar për paketën fiskale 2022, duke e cilësuar si klienteliste dhe antin biznes.
Përmes deputetes Jorida Tabaku, PD thotë se kjo politikë fiskale favorizon bizneset e oligarkëve në kurriz të sipërmarrjes.
“Në Paketën Fiskale qeveria do të favorizojë përmes përjashtimit nga TVSH-ja importet e makinerive dhe pajisjeve të realizimt të kontratave, bizneset që kanë mbi 500 mln lekë duke hequr perjashtimin per biznese deri ne 50 mln leke duke dënuar me falimentim bizneset e mesme dhe ato të vogla”,- shkruan Tabaku ndër të tjera.





