Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një konferencë për mediat tha se kryeministri Edi Rama nuk e ka zgjidhur çështjen e pronës.

“Siç e kishim paralajmëruar ligji i ri për kthimin dhe kompesimin e pronave jo vetëm që nuk e zgjidhi problemin e pronës dhe prodhoi një situatë kaotike me pronarët të cilët jo vetëm nuk e gëzojnë pronën e tyre, por as nuk do të shpërblehen. Që nga viti 2014 qeveria nuk e zbaton vendimin pilot të Gjykatës Europianë të të drejtave të njeriut”.