Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të deputetes së PD-së Jorida Tabaku, e cila tha se uji në Tiranë që vjen në çezmat e qytetarëve, nuk është i pijshëm.
Rama deklaroi se me të shkuar në shtëpi do pijë ujë dhe videon do e hedhë në tik tok.
“Sapo të kthehem në shtëpi nga çezma do pi ujë në shtëpi nga çezma do e postoj. Unë jam i gatshëm nëse zonja Tabaku më pret në shtëpinë e saj, që të shkoj dhe të pi ujë nga çezma dhe do ta bëj video, dhe natyrisht që do ta bëj video, dhe do ta hedh jo në tëitter, por në tik-tok. Por ndërkohë jam i bindur që ke ndonjë djalë apo vajzë të vogël, që të ta mësoj tik-tokun (i drejtohet deputetit Helidon Bushati)”, u shpreh Rama.





