Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas një postimit të Institutit për Studime Politike për rezultatin e votimit të 30 qershorit në Bashkinë e Elbasanit.

Balla ofron në Facebook rezultatin zyrtar të KQZ për Elbasanin, për të cilin ISP tha se është paradoksal ndërsa e quan kryedemokratin Lulzim Basha "matematikan" të shquar.

POSTIMI I PLOTË

“Matematikani” i shquar Lulezim Basha vijon të prodhojë fake-news për rezultatet zgjedhore. Më të pa-aftin ndër prodhuesit e lajmeve të rreme ka “profesorin” këshilltar Sejamini.

Shikoni zbulimin e “profesorit” të Lulezimit dhe krahasojeni me dokumentin zyrtar. Ka të drejtë Saliu kur për të fshehur pa-aftësinë e Lulit tha se “Bashën e rrethojnë këshilltarë mizerabël dhe të paaftë”.