Nesër pasdite (e martë, dt.03) priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe intensive në shumicën e qarqeve. Reshjet pritet të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata.
Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, në mbrëmjen e datës 3 Mars 2020 dhe pjesën e parë të ditës në vazhdim 4 Mars 2020 mund të shfaqen përmbytje lokale me afat të shkurtër. Në zonat urbane, problemet nga përmbytjet janë të varura nga gjendja e kanalizimeve. Në tabelën e publikuar nga IGJEUM, Durrësi do të regjistrojë reshje intensive gjate dites se marte, sidomos ne oret e pasdites.
TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 18 °C
në vendet e ulëta: 11 / 21 °C
në vendet malore: 6 / 14 °C
ERA
Nesër (e martë, dt.03) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare për momente deri e fortë.





