Sot, çdokush ka mundësinë të zgjedhë mes një kompjuteri desktop, një laptopi, tablete apo dhe Smartphone.
Por bashkë me mundësinë e zgjedhjes, vjen edhe dilema e madhe. Çfarë është më mirë, një laptop, tabletë apo smartphone?
Portali “PCWorld”, sjell disa arsye se përse tableta është një mjeti shumë më i përshtatshëm, sidomos për ata që teknologjinë e kanë pjesë të punës së tyre.
Ja disa prej arsyeve:
1 – Tabletat janë të holla dhe të lehta. Kjo i bën tepër komode për t’i mbajtur me vete kudo. Nëse do të duhej ta mbanit kompjuterin gjatë gjithë ditës me vete, diferenca mes një çante laptop-i dhe një tablete do të ndihej shumë. Nga ana tjetër, laptop-i kërkon që të keni një çantë të posaçme për të, ndërsa me tabletën gjërat janë shumë të thjeshta, pasi atë mund ta mbani kudo.
2 – Tastiera është e domosdoshme? Kjo mund ta bëjë tabletën më pak të favorshme, ashtu sikurse dhe ekrani më i vogël. Megjithatë, ekzistojnë tastiera të montueshme, që e zgjidhin këtë problem.
3 – Nëse ju ka ndodhur që të punoni gjatë kohës që udhëtoni me taksi apo teksa jeni në avion, e dini fare mirë se laptop-i nuk është praktik. E kundërta ndodh me tabletën, të cilën jo vetëm mund ta mbani lehtësisht, por edhe ta ndizni e ta përdorni në çdo ambient.
4 – Tabletat kanë bateri më të mirë se laptop-i. Zakonisht këto të fundit nuk mbajnë aq gjatë bateri sa për të mbaruar punë dhe thuajse gjithmonë duhet të vendosni karikuesin në prizë. E kundërta ndodh me tabletat, bateria e të cilave ka më shumë jetëgjatësi.
5 – Tableta është diçka e ndërmjetme mes laptopit dhe smartphone-it, që ju lejon të bëni thuajse të njëjtat veprime si me laptopin ashtu dhe me telefonin. Falë tabletës mund të bëni foto, video, video-chat dhe biseda në grup. Në të njëjtën kohë mund të punoni me dokumente, të lexoni libra, etj. Tableta është ideale për shumë gjëra, e përshtatshme dhe praktike për punë të ndryshme.