DURRËS, 11 nëntor 2014 – Tashmë është bërë modë, që herë pas here Rrezart Taçi, që e prezanton veten para të huajve si manjat (bos) i naftës shqiptare, të mbushë mediat e huaja me rrena për blerje ekipesh futbolli. Media të ndryshme evropiane, madje edhe prestigjoze, madje edhe të specializuara për futbollin në mënyrë të cuditshme herë pas here i bëjnë jehonë gënjeshtrave të Rrezart Tacit për blerje skuadrash spanjolle apo italiane. Para nja tre, katër muajsh mediat italiane u mbushën me spekullime, që Rrezart Taci ishte në process blerje të skuadrës së futbollit të Gjenovës.
Këtë fundjavë përsëri mediat italiane u mbushën me përrallën e rradhës: Taçi do të blejë skuadrën e Parmës, sidomos pas humbjes së fundit të Parmës me reazultatin 7-0 me Juventusin. Mediat citojnë Tomasso Ghirardin, që pranon se ka pasur oferta nga Taci për t’i blerë skuadrën e Parmës. Në rastin e Parmës, historia e tentativë blerjes prej Rrezart Tacit po raportohet nga mjaft media italiane, ku mund të përmendim:
La Gazzetta dello Sport, La Repubblica, Goal.com, Tutto Mercato Web, RAI Sport, Agjensia shtetërore e lajmeve ANSA, Sportevai.it, Calcio World, Calcioblog, Sky.it, Il Sole 24 Ore, Giornaletissimo, Il Matino di Parma, Calcio Now, Canale Genoa, Fanta Gazzetta, Sportal, Pianetazzurro, Parma Today, Datasport, TGCOM, Il Giornale di Vincenza, Gazzetta Giallo Rossa, As Romalive.it, ForzaRoma Info etj. etj.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





