Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se ka nisur bisedimet dhe me ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani me qëllim që armëmbajtja pa leje të kthehet në vepër të rëndë penale. Lidhur me luftën kundër korrupsionit, Tahiri tha se të tre institucionet, policia, prokuroria dhe gjykatat duhet të ndjekin të njëjtën ritëm.
“Shumë njerëz që arrestohen nga policia, lirohen nga gjykatat. Armëmbajtja pa leje duhet të kthehet në vepër të rëndë penale. Për këtë kemi biseduar dhe me kolegun Manjani dhe me kolegët. Që Shqipëria të bëhet një vend i sigurt duhet që puna e policisë, prokurorisë dhe e gjykatës të ndjekin të njëjtin ritëm. Do të thotë që të korruptuarit apo dhe ata që shkelin ligjin të marrin dënimin e merituar. Kështu mund të sigurohet jeta”, deklaroi Tahiri nga Vlora.