Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ndodhet nën hetim nga Prokuroria mësohet se është larguar nga Shqipëria. Sipas informacioneve bëhet me dije se ish-ministri është larguar për në Gjermani.

Ky lajm është bërë i ditur nga Top Channel, i cili citon burime pranë Tahirit. Ky udhëtim vjen pas një heshtjeje të gjatë të ish-ministrit, që një ditë më parë mungoi në Parlament, ku emri i tij ridoli në skenë.

Burime të tjera shtojnë se arsyet që Tahiri ka udhëtuar drejt Gjermanisë janë familjare.