Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, gjatë një deklaratë për mediat bëri të ditur vendimin e tij për të dorëzuar madandatin e deputetit dhe për tu përballur me drejtësinë si një qytetar i thjeshtë.

Pas këtij vendimi, në parlament mund të rikthehet ish-deputeti i LSI, Spartak Braho i cili aktualisht mban postin e Këshilltarit çka mund të sjellë refuzimin e mandatit.

Nëse Braho nuk e pranon mandatin, ai i kalon kreut të Forumit Rinor Eurosocialist, Eljo Hysko, i cili renditet pas tij.

Deputeti dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit pas hetimeve ndaj tij të nisura nga prokuroria me dyshimet si i përfshirë në trafik droge me bandën “Habilaj”.