20 tetor 2013- Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Ministri Saimir Tahiri ka falenderuar Forcat e Xhenios, Ministrisë së Mbrojtjes, Policinë e Shtetit dhe INUK për bashkëpunimin dhe punën e kryer sot. Tahiri ka shtuar më tej se ky është vetëm fillimi i luftës për mbrojtjen e territorit.

"Punë e kryer. Faleminderit Forcave të Xhenios dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Faleminderit efektiveve të Policisë së Shtetit. Faleminderit INUK. Faleminderit qytetarëve për mbështetjen, bashkë me premtimin tonë se ky është vetëm fillimi në luftën kundër paligjshmërisë, mbrojtjes së territorit dhe mjedisit të përbashkët.Mirëkuptim për ata që prisnin spektakël në TV, por bashkë me ekspertët, vlerësuam se ishte më e rëndësishme të garantonim integritetin e mjedisit për rrotull godinës, fakultetin ekonomik dhe banesat pranë.  Rezultati është aty. Minus 1 godinë e paligjshme! Më shumë në vijim….", shkruan Tahiri.