Kanë vendosur të festojnë 25-vjetorin e Partisë Socialiste pak më përpara, për arsye të Kampionatit Europian të futbollit. Dhe vendi ku është festuar, është një pub i njohur në zonën e ish-Bllokut, pronar i të cilit është djali i ish-kryeministrit socialist, Fatos Nano.
Një natë socialiste pra në kuptimin e vërtetë të fjalës, por me pjesëmarrje të gjerë të të rinjve, kryesisht anëtarë të FRESSH-it.
“Panorama Plus”, duke publikuar edhe fotot shkruar sot se ndër figurat e njohura të kësaj partie ishte ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, si dhe deputetja Blerina Gjylameti.

Tahiri është parë duke qeshur gjatë gjithë kohës me të rinjtë. Ndërkohë darka ishte menduar edhe me disa numra humori të realizuara nga aktorët e spektaklit të humorit, “Portokalli”.
Delinda Zhupa, aktorja e talentuar e këtij spektakli, e cila mori shumë famë me rolin e drejtoreshës së Tatimeve, u pa shumë afër ministrit gjatë gjithë darkës. Nuk dihet nëse mund të kenë ndonjë miqësi të vjetër, por ajo dhe i fejuari i saj kanë qëndruar gjatë gjithë kohës në tavolinën e ministrit.





