Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka harruar problemet me drejtësinë dhe ka vendosur të argëtohet në një nga clubet e kryeqytetit.
Ora News ka publikuar një video ku shfaqet Tahiri, teksa këndon përkrah këngëtares Eneda Tarifa këngën e njohur arbëreshe dhe mjaft të dashur për publikun, "Moj e bukura more".
Fakti që nuk është profesionist nuk e pengon atë për t'u ngjitur herë pas here në skenë dhe për të demonstruar aftësitë e të kënduarit!
Sakaq ish-ministri i Brendshëm pritet të dalë para gjykatës me dy akuza tepër të rënda, trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.





