Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të lënë të lirë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri i cili akuzohej për implikim në trafik droge me grupin Habilaj, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.
Balliu shkruan në Facebook se drejtësia është vënë në shërbim të mafies, ndërsa prokuroria është kapur nga kryeministri Rama. Sipas deputetit opozitar, demokracia është në rrezik.
STATUSI I PLOTË
Prokuroria e kapur nga EDVINOVIÇI fakton se i bindet urdhrave të tij dhe jo ligjit
Kryenarkotrafikanti Saimir Tahiri fiton lirinë nga drejtësia e kapur.
TURP, TURP, TURP!
Drejtësia është vënë në shërbim të mafies në pushtet.
Kriminelët, të veshur me kostumin e politikanit, po fitojnë çdo ditë lirinë me urdhër të Ramës.
Ku është Vettingu në Drejtësi?
Shqiptarët duhet të marrin në dorë:
FATET E TYRE
TË FËMIJËVE TË TYRE
TË KOMBIT TONË
Demokracia është në rrezik





