8 dhjetor 2013- Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur mbremë vonë në qytetin e Vlorës për të inspektuar punimet e shembjes së kompleksit "Jon". Tahiri është takuar në Vlorë me kreun e INUK për të pyetur mbi ecurinë e punimeve.Ndërkohë INUK po vazhdon punën për parapërgatitjen e shembjes së kompleksit "Jon". Aty ndodhen edhe efektivë të Policisë së Shtetit dhe xhenierë të ushtrisë.





