27 maj 2015 – Në konferencën kundër ekstremizmit të dhunshëm, me temë “Ekstremizmi Fetar si Kërcënim për Sigurinë”, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se numri i shqiptarëve të nisur drejt Sirisë dhe Irakut është zero.
Por pavarësisht këtij fakti, Tahiri theksoi se Shqipëria nuk është imun ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit.
“Ngjarjet kanë treguar se asnjë vend nuk është imun nga ekstremizmit. Në kontekstin e brendshëm duket se nuk ka rrezik të ekstremizmit, por nga ana tjetër një numër arrestimesh lidhur me tendenca të ekstremizmit tregon të kundërtën. Fakti që kemi eksportuar luftëtarë të huaj, është një fakt që na paralajmëron se do vijë dita që ekstremizmi të gjenden pas derës sonë. Edhe Shqipëria e ka evident rrezikun potencial nga ekstremizmi”, u shpreh Tahiri duke shtuar edhe faktin tjetër që ka shqiptarë që duan të kthehen në vendin e tyre, por fatkeqësisht kanë ngecur në luftën e Shtetit Islamik.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





