Tiranë, 28 mars 2014 – Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i është drejtuar me një letër Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, ku i shpreh shqetësimin mbi vendimet e gjyqtarit të Kavajës, Osman Aliu.
Sipas Tahirit, gjykatësi i Kavajës ka marrë një sërë vendimesh absurde dhe shpesh të kundërligjshme, prandaj i kërkon Presidentit të vërë në lëvizje KLD për të marrë masa.
“Vendimet absurde dhe shpesh here haptazi të kundraligjshme të këtij gjyqtari, përbëjnë shqetësim serioz për Policinë e Shtetit, e cila gjendet e detyruar të luftojë kriminalitetin ndaj të njëjtëve njerëz që riciklohen të lirë në shoqëri nga vendime të tilla, tërësisht skandaloze. Me besimin që ndani të njëjtin mendim për pandëshkueshmërinë, mungesën e drejtësisë në disa segmente të gjyqësorit, ju lutem shqyrtoni materialin mbi këtë gjyqtar dhe vini në lëvizje të menjëhershme Këshillin e Lartë të Drejtësisë”,-shkruan ministri i Brendshëm.
Në letrën drejtuar Nishanit, Ministri rendit edhe rastet më flagrante të shkeljeve të gjykatësit në fjalë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





