Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ndonëse nuk është më aktiv në politikë, duket se ndjek me vëmendje aktualitetin, ku ka dhe herë pas herë ndonjë mesazh të koduar.
Partitë politike në vend po përgatiten për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa kryeministri Rama ka patur një axhendë të ngjeshur ditët e fundit.
Ai mblodhi sot kryebashkiakët socialistë në Elbasan, ku kërkoi arritjen e objektivit 800 mijë vota.
Tahiri ka reaguar pas këtij takimi, ku ka postuar në Facebook foton e dy qenve të trajnuar, ndërsa shkruan: “menjëherë pas mësimit”.





