Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të merret në pyetje në prokurori në lidhje me akuzat që ai lëshoi ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj, pasi ky i fundit dha masën e pezullimit nga detyra për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Tahiri pritet të paraqitet nesër në prokurori për të dhënë shpjegime. Prokuroria ka nisur verifikimin e padisë së bërë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për kërcënim dhe denigrim të figurës së gjyqtarit.