25 maj 2015 – Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shprehur i gatshëm që të përfundojë gjyqin me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, nëse ky i fundit i kërkon falje publike lidhur me deklaratat për të cilat është paditur.

“Pajtohem me Palokën nëse kërkon falje publike, në të kundërt jo”, u shpreh ministri.

Deputeti Paloka është paditur nga Tahiri, pasi akuzoi ministrin si të lidhur me bandat kriminale dhe mbrojtës të tyre.

Ndërkohë, seanca e radhës në Gjykatën e Lartë pritet të mbahet më 15 qershor.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/