Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën për bllokimin e pasaportës dhe ndalimin për daljen jashtë Shqipërisë të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Pasi doli jashtë godinës së Gjykatës, Tahiri foli shkurtimisht para gazetarëve se “do të flasë së shpejti”, por nuk ka bërë komente të tjera.
Ndërkohë avokati i tij Maksim Haxhia sulmoi Gjykatën e Krimeve të Rënda duke thënë se është “kthyer në një notere për kërkesën e Prokurorisë”.
Avokati Haxhia bëri me dije se do të apelojnë këtë vendim të Gjykatës.





