Duke deklaruar votën e tij dhe grupit të PS-së kundër arrestimit të Saimir Tahirit, si një kerkëse që duhet refuzuar dhe e papranueshme, pas letrës së bakallit që e cilësoi ai formulimin e akuzës, kryeministri Rama tha se pret të bëhet drejtësi dhe pret deri në fund që Tahiri të provohet se është i pafajshëm.

Duke iu bashkuar raportit të shumicës te Këshilli i Mandateve, Rama theksoi se grupi i PS-së është dakord dhe do të votojë që deputetit Tahiri t’i kontrollohet banesa dhe ti ndalohet lëvizja jashtë Shqipërisë.

Kryeministri Rama ka lajmëruar gjithashtu edhe përjashtimin nga grupi i PS të deputetit socialist Saimir Tahiri.

“Tahiri do të jetë një njeri i lirë dhe një deputet i lirë, jashtë forumit të partisë Socialiste dhe jashtë grupit parlamentar të partisë socialiste”