Kryeprokurori Adriatik Llalla në përfundim të aktivitetit ku firmosi marrëveshjen me ambasadën franceze, foli për mediat për akuzat e Ramës për prokurorët pas kerkesës për arrestimin e Tahirit.

Llalla u shpreh se ai i mbështet prokurorët, pasi janë zotë të çështjes.

 “Prokuroria do të ndjekë hapat procedurale. Kryeprokurori ka detyrimin të mbështesë të gjithë prokurorët. Prokurori është i pavarur pas ndryshimeve në reformën në drejtësi, prokurori i cështjes është vetë zoti i çështjes. Pra në këtë kuptim askush nuk ndërhyn në punën e prokurorit, përfshi edhe mua. Çdo hetim vlerësohet vetë prej prokurorit të çështjes për mënyrën si do organizojnë dhe drejtojnë hetimet”, deklaroi ai.

Ndërsa gjatë fjalës së tij gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, ai hodhi akuza se grupet kriminale janë ndihmuar që të trafikojnë tonelata kanabis nga ata që duhet t’i godisnin.