Teksa protestuesit e Zharrëzës kalonin natën e e dytë të protestës jashtë para Ministrisë së Energjetikës, ata janë vizituar nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ministri ka shkuar i vetëm në takim dhe pa praninë e mediave. Kur një nga të pranishmit ka nisur të filmojë, Tahiri nuk ka pranuar dhe i ka kërkuar të fikë kamerën e të mos e filmojë.

Debati mes tyre:

Tahiri:Ej, fike kamerën

Qytetari:Pse ta fik, s’ka ndonjë gjë të keqe

Tahiri:Tani se kam ardhur t’ju përshëndes si qytetar

Qytetari:Po mirë, s’ka ndonjë gjë të keqe, le ta dokumentojmë.

Tahiri:Fike se kam ardhur vetëm, po të ishte për kamera do vija me media.

Qytetari:Mendoj se s’ka gjë të keqe.

Ndërhyjnë të tjerët:Endri fike, ka ardhur vetëm, pa kamera

Tahiri:S’kam ardhur për ty kam ardhur për këta.

Qytetari:Edhe unë pjesë e tyre jam.

Tahiri:Fike kamerën, mos u bëj gangster

Qytetari:Po s’ka për gangster, nuk mendoj se ka gjë të keqe