Në inaugurimin e Pazarit të Ri, pranë kryeministrit Edi Rama e kryebashkiakut Erjon Veliaj është parë dhe ministri i larguar, Saimir Tahiri.
Plot buzëqeshje duke përshëndetur qytetarët, Tahiri ka qëndruar gjatë gjithë ceremonisë së inaugurimit të Pazarit të Ri.
Tahiri ka lënë mënjanë angazhimet e tij ende të pambyllura në Ministrinë e Brendshme nga ku u largua si ministër, për të mbështetur projektet në Tiranë ku ai është si koordinator i PS-së për Tiranën.
Tashmë vendin e Tahirit në Minstrinë e Brendshme do e mbajë Fatmir Xhafaj, i cili merr dikasterin menjëherë pas dekretit të Presidentit.





